Flamuri i Kosovës
Flamuri i Republikës së Kosovës u adoptua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës menjëherë pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës nga Serbia[1]në 17 Shkurt 2008.[1][2] Flamuri qe rezultat i një gare ndërkombëtare për dezinjimin e tij, organizuar nga UNMIK i mbështetur nga Kombet e Bashkuara, ku u dorëzuan gati një mijë punime.[3] Versioni i përdorur tani është variant i punimit të dezinjuar nga Muhamer Ibrahimi.[4] Ajo ka gjashtë yje të bardha në një hark sipër një harte të artë të Kosovës në një sfond blu.[5] Ato simbolizojnë gjashtë grupimet kryesore etnike të Kosovës.[6]
Përpara deklarimit të pavarësisë, Kosova ishte nën administrimin e Kombeve të Bashkuara dhe përdorte flamurin e OKB-së për qëllime zyrtare. Si popullsitë etnike shqiptare dhe serbe kanë përdorur flamujt e tyre qysh nga periudha e Jugosllavisë Socialiste. Serbët përdorin trikolorin kuq, blu dhe të bardhë, që është baza e flamurit të tanishëm të Serbisë. Shqiptarët kanë përdorur flamurin e Shqipërisë qysh nga vitet 1960 si flamurin e kombësisë së tyre. Të dy flamujt akoma mund të shihen e përdoren brenda Kosovës së pavarur.

0 comments:
Post a Comment